Kandidati presidencial austriak: Integrimi ndërkombëtar i Kosovës do të sjellë vetëm probleme
“Integrimi i mëtejshëm ndërkombëtar i Kosovës do të sjellë vetëm problem”, kështu është shprehur pretendenti kryesor për të fituar zgjedhjet presidenciale në Austri, Norbert Hofer, i cili deklaroi se situata është ende e nxehtë dhe se ka pengesa që mund të shkaktojnë vetëm reagime negative. Hofer mund të zgjidhet të dielën President i Austrisë. Ai grumbulloi 35.1% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, duke u lënë pas bindshëm rivalët e tij. Presidenti në ikje, Hainz Fisher, njihet si një aleat i Kosovës, teksa vizita e tij e fundit në Prishtinë u bë në tetorin e kaluar. Pretendenti kryesor për të fituar zgjedhjet Presidenciale në Austri që pritet të mbahen ditën e dielë, Norbert Hofer, ka deklaruar se integrimi i mëtejshëm i Kosovës në organizmat ndërkombëtarë do të sjellë më shumë probleme.Në një intervistë për mediat serbe ai shprehet se situata është ende e freskët dhe se ka pengesa të cilat do të shkaktonin vetëm reagime negative. Hofer mund të jetë shumë shpejtë presidenti i parë me qasje të ekstremit të djathtë në Europën Perëndimore.Ai ka arritur që të triumfojë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale duke siguruar 35.1% të votave. Ndjekësi i tij më i afërt, Alexander van der Bellen, qëndron shumë më poshte me 21.3%.Kosova mund të humbasë kështu një aleat të rëndësishëm nga një prej institucioneve kryesore të Austrisë. Presidenti në ikje, Heinz Fischer, njihej si një aleat i Prishtinës zyrtare. Vizita e tij e fundit në Kosovë u realizua në tetor të vitit të shkuar, ku mbajti takim me ish-Presidenten Atifete Jahjaga. Ai mbajti edhe një fjalim në Parlament, ku premtoi mbështetje nga Austria si dhe bëri thirrje për dialog mes qeverisë dhe opozitës./Oranews.tv/