Skandalet në Jetimore, Ministri Klosi: Do të shkrihen qendrat rezidenciale
Ministria e Mirëqënies Sociale do të shkrijë institucionet rezidenciale të përkujdesjes për fëmijë për ti kthyer ato në qëndra ditore. Vendimi për kryerjen e kësaj reforme vjen pas skandaleve të përsëritura të abuzimeve tek të miturit në harkun kohor të një viti. Mundësia e akomodimit të fëmijëve do të jetë pranë familjeve kujdestare. Kjo reformë shihet si mundësi e mirë dhe nga drejtuesit aktual të Shtëpisë së Fëmijës.Skandalet e njëpasnjëshme të dhunës dhe abuzimit ndaj të miturve në institucionet e përkujdesjes sociale gjatë një viti, e detyruan Ministrin Klosi të nisë refomën më të thellë në këtë institucione, atë të shkrirjes së qëndrave rezidenciale dhe akomodimin e fëmijëve në familje kujdestare.Blendi Klosi: Nëqoftëse kemi një përpjekje të përbashkët, pushtet qëndror-pushtet lokal dhe institucionalizimi mund të bëhet një realitet. Çuarja e fëmijëve nëpër familje nuk do të thotë se këto qendra do të mbyllen. Këto duhet të transformohen një qendra ditore.Irma Shtini, drejtuese e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë tha se kthimi I qëndrave rezidenciale në ditore si dhe rintegrimi I fëmijëve nën kujdestarinë e familjeve në lidhje gjaku ose jo, do të ndryshonte terësisht mënyrën se si funksionojnë këto qëndra sot.Irma Shtini: Duhet një trajnim i familjeve që do të marrin përsipër edukimin e këtyre fëmijëve, është e vështirë por jo e pamundur. Kam përshtypjen që do të jetë shembulli më i mirë i familjes që ne mund ti japim fëmijëve.Në Ditën Ndërkombëtare të Jetimëve, Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli” ka zhvilluar një sërë aktivitetesh artistike me performacën e të vegjëlve në këtë institucion për të dhënë një shembull pozitiv të rritjes dhe edukimit të tyre.