A është dënuar kryebashkiaku i Krujës për trafik droge? Publikohet formulari i Bushit

Një nga emrat më të përfolur nga opozita është edhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, të cilin e akuzon si të përfshirë në trafik droge në Itali.Në formularin e publikuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Bushi pranon se është ndaluar nga autoritetet italiane si i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.Megjithatë, ai thotë se gjykata në Itali e ka shpallur të pafajshëm. “Pushimi i hetimeve dhe liruar nga të gjitha akuzat si person që s’ka lidhje me çështjen dhe arkivimin e dosjes”, shkruan Bushi në formular.Tre pyetjeve të formularit, nëse ka qenë nën hetim ose në gjykim nga një autoritet i huaj, i ndaluar apo arrestuar, si dhe nëse është caktuar ndonjë masë sigurie, Bushi i është përgjigjur me “PO”.Hetimi ndaj tij është bërë nga në qytetin Caserta në Itali në vitin 1996, ndërsa rezultati ka qenë “lirim i menjëhershëm nga gjykata”. Ndalimi është bërë për verifikim. Gjithashtu, ndaj tij ka pasur një tjetër hetim në Busto Arsizio të Italisë si i “dyshuar për trafik narkotikësh”.Bëhet fjalë për periudhën 11.06.2010-30.03.2011, për të cilën sipas deklaruar janë pushuar hetimet dhe është liruar nga të gjitha akuzat “si person që s’ka lidhje me çështjen dhe arkivimin i dosjes”.I pyetur në formular nëse i është caktuar një masë sigurie, Bushi thotë se Po dhe ajo ka qenë masë e “arrestit me burg”, për të cilën ka qëndruar në qelitë e burgut nga data 12.06.2010 deri më 24.07.2010 për akuzën i “dyshuar për trafik narkotikësh.bushi  

Formulari i vetëdeklarimit i Artur Bushit