Debate për përgjimin, skandalin në Shkodër dhe kërcënimin e Blushit
Seanca e sotme plenare është përfshirë nga debate të shumta për çështje të nxehta të ditës.Fillimisht ishte çështja e përgjimeve që përplasi në diskutime deputetët Dogjani dhe Ndreu.Dogjani pretendoi se Ministri Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk sqaruançështjen për të cilën ishin thirrur.Ndërsa Ndreu iu referuar Kanunit të Lekë Dugagjinit për të shënjestruar kreun e SHISH dhe Presidentin, të cilët sipas tij hodhën tymnajë në publik me një informacion të pavërtetuar.Një tjetër diskutim ishte çështja e emërimeve dhe shkarkimeve në administratë që përplasi deputeten Majlinda Bregu me Ministren Milena Harito.Debatit në seancë nuk i ka shpëtuar dhe skandali në jetimoren e Shkodrës.Deputetja Albano Vokshi e cilësoi një rast skandaloz, ndërsa Ministri i Mirëqënies SocialeBlendi Klosi tha se i është kërkuar Bashkisë së Shkodrës të marrë masa. Por qershia mbi tortë që çpo edhe në ndërprerje të seancës për dy minuta, ishte një denoncim nga foltorja e Kuvendit e deputetit Ben Blushi.Ai i deklaroi në sy Kryeministrit se ka marrë një mesazh kërcënues nga kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi.Seanca vazhdon me diskutime të deputetëve.