Duam bukë e dinjitet! Protesta e naftëtarëve të Ballshit zhvendoset tek Kryeministria

Punonjësit e Uzinës së Naftës në Ballsh, kanë udhëtuar sot drejt Tiranës për të protestuar para Parlamentit.Me një pankartë të madhe ku shkruhej "Korrupsion" ata protestojnë për pagat e prapambetura dhe për rivënien e uzinës në punë."Dua jetë dhe dinjitet. Dua bukë e dua të drejtë. Ne prodhojmë gjithë pasurinë, nuk durojmë dot varfërinë" thërrisnin në kor protestuesit.Pastaj protesta e tyre është zhvendosur para Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe më pas para Kryeministrisë.Naftëtarët e Ballshit thonë se prej qershorit 2015, gjendja ekonomike e familjeve të tyre është rënduar së tepërmi pasi nuk kanë marrë pagat.ballsh