Kapen me 25.6 kg kanabis në automjet, arrestohet polici kufitar me katër persona
Policia e Vlorës ka vënë në pranga 5 persona, mes tyre edhe një polic kufitar me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.Arrestimi i tyre u bë në rrugën nacionale në afërsi të fshatit Babicë - Vlorë,nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.Të arrestuarit janë:1- Hasan Hysenaj, 47 vjeç, lindur në fshatin Sevaster dhe banues në Vlorë (me detyrë: Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi (Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare dhe Migracionit - Vlorë).2- G. H., 18 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Sevaster.3- Ferdbent Hoxha, 66 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen "28 Nëntori" Vlorë.4- Emiljano Lazaj, 29 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shkozë - Vlorë.5- Mjaftim Jonuzaj, 46 vjeç, lindur në fshatin Sevaster dhe banues në lagjen "4 Heronjtë" Vlorë.5 të arrestuarit ishin duke udhëtuar me automjetin tip "Ford Focus" me targë: AA415GL, në pronësi të shtetasit Hasan Hysenaj.Policia thotë se "gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur në mjet, një sasi me lëndë narkotike prej 25 kg e 630 gr, të llojit "Cannabis sattiva", e cila ishte sistemuar dhe e ndarë në 6 thasë plastikë të zinj, fshehur në bagazhin e këtij mjeti, me qëllim trasportin dhe shitjen e saj".Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:- 25 kg e 630 gr, lëndë narkotike "Cannabis",- një automjet tip "Ford Focus" me targë: AA415GL (në pronësi të shtetasit: Hasan Hysenaj),- një automjet tjetër tip "Peugeot" me targë: AA478JV (në pronësi të shtetasit: Emiljano Lazaj),- 5 aparatë celularë.