Skandali, vajzat që dyshohet se u abuzuan seksualisht në jetimore: 6, 8 dhe 11 vjeçe
Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur për Ora News se janë marrë në pyetje 3 vajza, 6, 8 dhe 11 vjeç të cilat dyshohet se janë abuzuar seksualisht në jetimoren e Shkodres"Vajzat kanë rrëfyer se janë abuzuar seksualisht brenda institucionit nga fëmijët ë tjerë më të rritur rezidentë në këtë qendër. Ata kanë pranuar abuzimin seksual pro dhe ushtrimin e dhunës nga punonjës të këtij institucioni" informon gazetari Bepin Kolvata.Policia ekzekutoi sot urdherndalimin per ish-drejtoresha e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër dhe 4 punonjëse të Qendrës.Ndërkohë në orën 10:00 do të ketë prononcim drejtori aktual i Shtëpisë së fëmijës në Shkodër ku kanë shkuar dhe punonjës të policisë.Albana Llazani , ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, ShkodërRafaela Camaj , punonjësve e QendrësShpresa Nishani, punonjësve e QendrësNajada Rramolli, punonjësve e QendrësVioleta Marku, punonjësve e QendrësKëta persona dyshohen për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Keqtrajtimit të të miturve”.Akuza: Nga hetimi i deritanishëm është zbuluar edhe një fakt tejet i rëndë. Në bazë të aktit të ekspertimit përkatës, rezulton se tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar. Prokuroria e Shkodrës ka krijuar dyshime të arsyeshme se dhuna seksuale ka ardhur për shkak të neglizhencës së personelit të Qendrës Rezidenciale" thuhet në njoftimin e prokurorisëKa qenë raportimi i Avokatit të Popullit, se mbi fëmijët që jetonin në këtë Qendër kishte abuzime nga personeli, që ka nxitur fillimin e hetimeve.“Janë krijuar dyshimet e arsyeshme se punonjës të personelit të Qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale” thuhej në nj0ftimin e prokurorisë[caption id="attachment_749942" align="alignnone" width="600"]
Ne foto: Qendrëa Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër[/caption][caption id="attachment_749940" align="alignnone" width="600"]
Ne foto: Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër[/caption][caption id="attachment_749945" align="alignnone" width="600"]
Ne foto: Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, Shkodër[/caption]