Djali i Ish-drejtoreshës ngacmoi seksualisht vajzat e Qendrës së Fëmijëve Shkodër

Një prej fëmijëve të ish drejtoreshës së Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve  të moshës 6- 18 vjeç në Shkodër , e cila ishte e punësuar në atë institucion si psikologe ka ngacmuar seksualisht  fëmijët e seksit femër me moshë më të vogël se ai.E zbulon raporti i Avokatit të Popullit që i është dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme dhe që ka siguruar Ora News.Ky raport zbulon dhe detaje të tjera të frikshme të dhunës dhe keqtrajtimeve. Fëmijët që rriheshin me këmbët e karrigeve apo që lanin banjot e institucionit. Për këtë skandal janë arrestuar sot ish drejtoresha e kësaj qende dhe 4 punonjës të sajNga analiza e veprimeve të kryera konstatohet seSe pari: Nga ish drejtorja e shtëpisë së fëmijës A. LL janë lejuar në atë institucion apo marrë gjatë eskursioneve të organizuar në Velipojë dhe Razëm dy fëmijët të cilët duke qenë jashtë kontrollit të saj kanë ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve dhe në raste të tjera djali B. LL ka ngacmuar seksualisht  fëmijët e seksit femër me moshë më të vogël se ai.Së dyti: Nga edukatoret e shtëpisë së fëmijës në mënyrë flagrante janë lejuar fëmijët e mitur me moshë 10- 12 vjeç të lajnë korridoret dhe banjat e institucioneve, veprim që bie ndesh dhe me pikën tre të nenit 54 të KushtetutësSë treti: Nga edukatoret R. C është ushtruar dhunë fizike duke i rrahur me shkop druri të këmbëve të karrigeve ndaj fëmijëve të mitur si S. A etjSë katërti: Në shtëpinë e fëmijës Shkodër personeli manifeston sjellje diskriminuese ndaj fëmijëve të komunitereve rome e egjiptaiane veprim ui konfirmuar nga deklarimet e të miturit F. TNga analiza në tërësi e rastit rezulton se punonjësit e shtëpisë së fëmijëve Shkodër drejtorja e komanduar A. LL, sot psikologe, R. C edukatore, në kryerjen e funksioneve publike në sajë të detyrës shtetërore me mos veprimet dhe veprimet e tyre të kundra ligjshme të cilat përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetasve fëmijëve të mitur të atij instititucioni"Ka një lidhje shjkakësore të drejtëpërdrejtë mes veprimit dhe moveprimit të kundraligjshëm, mos përputhje të rregullt të detyrës dhe dëmtimit të interesave të ligjshëm të shtetasve me pasoja në dëm të shëndetit të tyre apo atij moral në rastet e ngacmimeev seksuale" konstatohet ne raportDrejtori i bëri presionJo vetëm kaq pasi Avokati i Popullit kishte nisur verifikimet mësohet se nga edukatoret dhe drejtori i institucionit është bërë presion  ndaj fëmijëve për të mësuar se  cfarë kishin thënë."Pavarësisht kushteteve normale të krijuara në një nga mjediset e shtëpisë së fëmijës të këtij qyteti kosntatuam hezitim dhe frikë tek fëmijët e mitur, kjo për faktin se pas inspektimit të kryer nga ndihmë komisionerët e Avokatit të Popullit më datë 19 prill 2016 ata ishin thirrur nga edukatorë dhe drejtori i instititucionit duke i bërë presion për shpegimet e dhëna. Ky qëndrim u  reflektua dhe gjatë marrjes së shpjegimeve të nxënëses Xh,. N në intervistimin e realizuar tek zyra e drejtorit të shkollës 9 vjecare "Xheladin Fishta" në prani të psikologes"Avokati i Popullit tha se sinjalizimet janë marrë nga një tjetër qëndër dhe monitorimi është kryer nga një grup komisionerësh i këtij institucioni në datën 11 prill 2016.Pas këtij skandali të rëndë ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi paralajmëron shpërbërjen e këtyre insitucioneve ndërsa psikologët kërkojnë të punohet intesivisht me të miturit për të kapërcyer traumat.dokumentiiiidokument 1Në harkun kohor të një viti, 3 ngjarje të rënda kanë ndodhura në institucioneve e përkujdesit social. testimi i kryer tek këta punonjë si dhe emërimet e drejtuesve duket se nuk janë efektive  kjo e detyron Ministinë e Mirëqënies Sociale të shkojë drejt shpërbërjes së këtyre institucioneve.Blendi Klosi: Një mënyrë është shpërbërja e këtyre institucioneve për të pasur ashtu si në botën e qytetëruar, përkujdesja e tyre të kalojë nga një qendër sociale në përkujdesje pranë familjeveDenada Toçe: "Stresi postraumatik në të ardhmen dhe problemet e ndryshme të zhvillimit tek këta fëmijë janë prezentë. Format e rehabilimit janë por duhet të jenë shumë profesionale dhe kompentente.Mësohet se shërbimi social shtetëror i ka kërkuar bashkisë së shkodrës të shoh standardet, gjendjen dhe mënyrën e jetesës në këtë shtëpi fëmijës, në pamundësi për të faktuar raste abuzimi fizik dhe emocional brenda mureve të insitucionit.Fëmijët e jetimores së Shkodrës: Jemi dhunuar fizikisht dhe psikologjikishtNë skandalin e jetimores të implikuar dhe familjarë të njërës prej të ndaluaraveSkandali u zbulua me 18 maj 2016 - Drejtori i Jetimores për skandalin, Mahmutaj: Çështja në hetim, rast i rëndëBraçe-opozitës: Do shembnit Parlamentin, nëse do e kishte qeveria /Oranews.tv/