Avioni i linjës Paris-Kajro me 66 persona në bord u rrëzua në brigjet greke

Avioni i kompanisë “Egyptair”, i cili u zhduk nga radarët gjatë rrugës nga Parisi në Kajro në orët e para të së enjtes, ka rënë në ishullin Karpathos në jug të Greqisë.Lajmi bëhet i ditur nga agjensia e lajmeve franceze AFP, e cila citon një burim të aviacionit grek.Në orën 3 e 29 minuta të mëngjesit të sotëm, kur avioni ndodhej në hapësirën ajrore egjiptiane, humbi nga radarët grek.“Avioni ka rënë në det, rreth 130 milje larg ishullit Karpathos”, mësohet të ketë thënë burimi për AFP. Lajmi është konfirmuar tashmë edhe zyrtarisht.Zyrtari ka thënë se komunikimi i fundit me pilotin ishte tre minuta para se avioni të zhdukej dhe se nuk ka pasur anjë thirrje për ndihmë.Ministria greke e Mbrojtjes tha se kishte dërguar dy avionë kërkimi dhe një nëndetëse për të verifikuar informacionet.Sipas “Egyptair”, 26 të huaj ishin në mesin e 56 udhëtarëve, përfshirë edhe 15 qytetarë francezë, një anglez dhe një kanadez.Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me avionin, teksa autoritetet franceze dhe ato egjiptiane bëjnë thirrje për të mos nxituar me hipoteza të ndryshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për terrozimin.Megjithatë disa media shkruajnë se mundësia e një atentati është e madhe.Ora 19:00 Gjendet pjesë të avionit të rrëzuar në afërsi të Ishullit Karpathos në Greqi. Lajmi për gjetjen e pjesëve të avionit konfirmohet në një deklaratë të Egyptair.Ora 12:47 Hollande: Avioni “Egyptair” është rrëzuarPresidenti i Francës konfirmon se avioni i “Egyptair” është rrëzuar. Një një konferencë për mediat, François Hollande shprehu solidaritet me familjarët e viktimave, ndërsa bëri me dije se Prokuroria franceze ka nisur hetimet.Ai siguroi se Franca do të ofrojë ndihmë për gjetjen e mbetjeve të avionit. Të paktën 8 anije tregtare greke dhe avionë francezë vijojnë kërkimet në Mesdhe.Ora 10:00 Kapiteni i anijes: Pashë flakë në qiellMediat e huaja raportojnë se kapiteni i një anije tregtare që udhëtonte në detin Mesdhe ka deklaruar se ka parë një 'flakë në qiell', ndërsa një zyrtar francez i sigurisë tha se nuk përjashtohet as mundësia e një sulmi terrorist.Ora 09:00 Mblidhen familjarëtSakaq  familjarët e personave që udhëtonin në avion janë mbledhur në Charles De Gaulle dhe aeroportin e Kajros në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre.Ora 08:39 Franca: Gati të ndihmojmë me kërkimeFranca reagojn për avionin e zhdukur. Kryeministri francez ka shprehur gadishmërinë për të ndihmuar në operacionin kërkimor.Ora 07:57 “Egyptair” të dhëna për pasagjerëtKompania e fluturimit Egyptair jep kombësinë e pasagjerëve në avionin e zhdukur. Sipas saj në në bord ndodheshin 30 egjiptianë, 15 francezë, një kuvajtian, një saudit, një britanik, një belg, 2 irakianë, një pasagjer nga Çadi, një kanadez, një algjerian,një sudanez, një portugez.Ora 07:30 Personat që udhëtonin në avionMes personave në bordin e avionit mësohet se 56 ishin pasagjerë, 3 persona personel sigurie dhe 7 anëtarë ekuipazhi.Në radhët e pasagjerëve të avionit gjendeshin dhe tre fëmijë, mes tyre dy foshnja.3010010119  200 300400