Dekriminalizimi, PD: KQZ shkel ligjin për interesa kriminale, nuk publikon formularët

Partia Demokratike akuzoi sot Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos i publikuar formularët e vetëdeklarimit në faqen zyrtare të saj edhe pse sot ka skaduar afati ligjor i Komisionit.Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka tha se shkelja e urdhrit të Kuvendit nga KQZ, është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale.Paloka kujtoi gjithashtu se ka skaduar afati ligjor i publikimit të listës së funksionarëve që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit, ku sipas tij janë rreth 40 këshilltarë bashkiakë të mazhorancës që të cilët po fshehin krimet e tyre.Partia Demokratike i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zbatojë ligjin, dhe jo paktin me krimin.Paloka: Çdo pengesë, çdo ndalim që i bëhet dekriminalizimit, është një vepër e rëndë penale, dhe ne i sigurojmë ata që e kryejnë këtë vepër penale se do të përgjigjen deri në një para ligjit.Deklarata e plotëSot ka skaduar afati ligjor i KomisionitQëndror të Zgjedhjeve për të publikuar në faqen e tij zyrtare, formularët e dekriminalizimit.Nëse futeni tani në faqen zyrtare të KQZ, CEC.ORG.AL, do të zbuloni se ky institucion ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos i publikuar të dhënat, pra formularët e vetëdeklarimit, siç e ka detyrim, sipas vendimit numër 17/2016 të Parlamentit.Kuvendi i Republikës e ka urdhëruar KQZ që ta bëjë këtë publikim, por KQZ nuk e ka bërë. Shkelja e këtij urdhëri, është shërbimi që pjesa e kapur e këtij institucioni, i bën Edi Ramës dhe interesave kriminale.Po ashtu, ka skaduar afati ligjor e publikimit të listës së funksionarëve që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit, të cilët janë rreth 40 këshilltarë bashkiakë të mazhorancës.40 funksionarë që po fshehin krimet e tyre.Eshtë e qartë se këto nuk janë skandeca kohore, por pengesa kriminale për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.Partia Demokratike i kërkon sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të zbatojë ligjin, dhe jo paktin me krimin.Të publikojë të dhënat e të mos fshehë krimet e të inkriminuarit.Dekriminalizimi është një arritje e madhe e vendit dhe e qytetarëve, e vlerësuar nga ndërkombëtarët dhe nga Shtetet e Bashkuara si reformë model, dhe nuk mundet dhe nuk ka për tu ndalur dot nga Edi Rama dhe lefteritë e tij.Çdo pengesë, çdo ndalim që i bëhet dekriminalizimit, është një vepër e rëndë penale, dhe ne i sigurojmë ata që e kryejnë këtë vepër penale se do të përgjigjen deri në një para ligjit.