Fëmijët e jetimores së Shkodrës: Jemi dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht
Fëmijët e moshave 6-18 vjeç të cilët strehoen në jetimoren e Shkodrës kanë konfirmuar se janë dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht. Një fakt të tillë e bën me dije policia në komunikimin zyrtar për mediat ku thotë:“Gjatë hetimeve paraprake të kësaj çeshtje janë pyetur të gjithë femijët e institucionit "Qëndrës Rezidenciale të Femijëve Shkollorë 6-18 vjeç" dhe rezulton se fëmijët janë dhunuar psikologjikisht e fizikisht”.Sakaq nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit për ish-Drejtoreshën dhe katër punonjës të institucionit.Albana Llazani 46 vjeç, ish-drejtoreshë e Qendrës Rezidenciale për Fëmijë, ShkodërRafaela Camaj29 vjeç , punonjësve e QendrësShpresa Nishani,57 vjeç punonjësve e QendrësNajada Rramolli, 37 vjeç punonjësve e QendrësVioleta Marku, punonjësve e Qendrës 55vjeçEkzekutimi i ndalimit për shtetaset e mësipërme u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ka regjistruar proçedimin penal numër 82, për veprën penale të "Keqtrajtimit të të miturit" dhe "Shpërdorimit të detyrës".