Italia propozon ngritjen e hotspoteve lundruese në det, reagon KE
Italia propozon ngritjen e qëndrave të identifikimit të emigrantëve në mes të detit.Ministri i Brendshëm italian, Angelino Alfano, gjatë një takim me gazetarët, përsa i përket numrit të qëndrave hotspot në territorin italian të kërkuara nga plani i Bashkimit Europian për përballimin e krizës së emigrantëve, ka propozuar ngritjen e tyre në mes të detit.Hotspote lundruese me qëllim që mos të lejohet arratisja e asnjë emigranti si dhe identifikimi i rregullt i çdo njërit prej tyre, ashtu siç e parashikojnë pikat kryesore të marëveshjeve me Brukselin."Jemi të gatshëm të hapim hotspote të reja, madje dhe hotspote lundruese, një sistem ky që do të na lejojë të kryejmë operacionet e identifikimit të emigrantëve drejtpërdrejtë në bord e pa lejuar që askush të arratiset. E në këtë mekanizëm mund të na ndihmojnë agjensitë humanitare e Frontex"”, ka deklaruar Ministri Italian.Ndaj këtij propozimi të Qeverisë italiane ka reaguar menjëherë Komisioni Europian me anë të komisionerit për emigracionin Dimitris Avramopoulos i cili ka deklaruar se"Frontex nuk dispon anije të mëdha e se kjo Agjensi do të marrë në vlerësim propozimin e Italisë, edhe pse transferimi në mes të detit të një numri të madh emigrantësh të shpëtuar nga një anije në tjetrin, është një operacion që mund të vë në rrezik jetën e tyre".