Diploma falco, arrestohen Presidenti dhe Drejtori i një shkolle të mesme private

Arrestohen Presidenti dhe Drejtori i një shkolle të mesme private në Kavajë.Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  bëri  të mërkurë ndalimin e Bardhyl Mastorit  me detyrë Drejtor i Shkollës së Mesme Jopublike ”Dituria” dhe Vath Gjylshenit me detyrë President  i kësaj shkolle.Gjylsheni dhe Mastori  akuzohen për veprën penale "Falsifikim i dokumentave shkollore".Sipas policisë, të dy drejtuesit e shkollës paisnin qytetarë të ndryshëm me diploma të lëshuara nga kjo shkollë e mesme jo publike.Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale "Falsifikim i dokumentave shkollore".