Lushnje, arrestohen ish-kreu i ZVRPP dhe pronari i një pike turistike
Arrestohen 2 persona në Lushnje, mes tyre një ish-punonjës i Z.V.R.P.P.Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, pas një hetimi dy mujor të kryer me metoda speciale hetimi, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Prona", duke vënë në pranga:- Bledar Koçiu, 36 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", Lushnje, me detyrë ish rregjistrues i Z.V.R.P.P Lushnje.- Aben Lushi, 51 vjeç, banues në Kolonje, Lushnje, pronar i pikës turistike Ardenicë.“Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, dha masat e sigurisë arrest në burg për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Shpërdorimi i detyrës", "Ushtrimi i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", "Falsifikimi i dokumentave".Sakaq Gjykata caktoi masën e sigurisë "Ndalim i daljes jashtë shtetit", për shtetasin E.Rr, 32 vjeç, banues në Lushnje, me detyrë ish-hartograf pranë Z.V.R.P.P Lushnje.Po kështu u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.K, 52 vjeç, banues në Lushnje, me detyrë jurist pranë Z.V.R.P.P Lushnje.Të katër shtetasit akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhënë në kundërshtim me ligjin një pronë shtetërore me siperfaqe 6300 metër katror pyll, në të cilën është ndërtuar pikë turistike e shtetasit Arben Lushi duke e pajisur me çertifikatë pronësie.