Drejtori i Jetimores për skandalin, Mahmutaj: Çështja në hetim, rast i rëndë

Drejtori i Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve në Shkodër, Gëzim Mahmutaj, e ka cilësuar një rast të rëndë skandalin me fëmijët në institucionin që drejton.Në një komunikatë për mediat, Mahmutaj thotë se çeshtja është nën hetim dhe presin zbardhjen nga Prokuroria.Por ai nuk pranoi të flasë me tej kur u pyet nëse ka patur apo jo sinjale apo denoncime nga fëmijët për të tilla abuzime.Mahmutaj: Ditën e djeshme janë ndaluar nga policia e shtetit 5 punonjës të institucionit tonë. Ndalimi është bërë me urdhër të prokurorisë së rrethit Shkodër, e cila e ka këtë çështje në hetim. Është një moment shumë i vështirë për ne të të gjithë, i rëndë për fëmijët dhe stafin e institucionit tonë. Duhet të presim përfundimin e hetimit i cili do të zbardhë të vërtetën. Kujdesi dhe përmirësimi i kushteve të fëmijëve ka qenë dhe do të jetë vazhdimisht prioriteti i punës së institucionit tonë.