Shtyhet gjyqi për 17 katëshin tek Diga, Apelit shqyrton çështjen me 25 maj
Gjykata Administrative e Apelit ka shtyrë për në datën 25 shqyrtimin e padive për pallatin 17- katësh te diga e liqenit artificial. Shkak është bërë një tjetër kerkesë për përjashtim gjyqtarësh e depozituar në këtë gjykatë nga Bashkia e Tiranës, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe Avokatura e Shtetit.Të tre institucionet kërkojnë përjashtimin nga trupi gjykues të gjyqtarit Arjan Qafa, me arsyetimin se ka konflikt interesi. Argumentat për këtë pretendim i paraqiti nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku.Arbër Mazmiku: Gjykatësi Arjan Qafa është në konflikt të pastër interesi, pasi më datë 11 Mars 2010 ka lidhur një kontratë porosi për shtëpi dhe garazh me kompaninë "Gener 2". Në një situatë normale ky fakt duhet të kishte qenë i mjaftueshëm që zotëria në fjalë të kërkonte vullnetarisht të mos gjykonte këtë çështje. Kjo do të kishte qenë funksionimi normal i sistemit të drejtësisë. Në këto kushte gjykata ka shtyrë gjyqin e themelit për ta shqyrtuar në datën 25 maj, pasi një ditë me parë në datën 24 do të shqyrtojë kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Arjan Qafa . Të mërkurën kjo gjykatë rrezoi tre kërkesat për përjashtim gjyqtarësh të bera nga ky institucion.