Qeveria miraton dokumentin e firmosur në Uashington për marrëveshjen me FBI

Qeveria shqiptare miratoi projektligjin për të ratifikuar marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë amerikane, për “shkëmbimin e informacionit për verifikimin e terrorizmit”.Në mbledhjen e kësaj të mërkure Qeveria e ka kaluar për shqyrtim dhe miratim në Parlament këtë projektligj.Kjo marrëveshje u nenshkrua në Uashington nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtori i FBI-së në 15 prill të këtij viti.Qëllimi i kësaj marrëveshjeje dypalëshe është nxitja e shkëmbimit të informacionit për verifikimin e të dhënave në luftën kundër terrorizmit me synim fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër terroriste.Në marrëveshje parashikohet që palët të caktojnë një ose më shumë pika kontakti mes tyre. Për palën shqiptare, pikë kontakti do të jetë Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ndërsa për palën amerikane do të jetë TSC (Terrorism Screening Center).fbi