Skënderbeu kampion i Shqipërisë, korçarët fitojnë titullin e 6-të radhazi
Skuadra e Skënderbeut është shpallur kampion i Shqipërisë për të gjashtin vit radhazi pas fitores së arritur në Vlorë kundër Flamurtarit me rezultatin 0-2.Korcarët e nisin vrullshëm takimin duke shënuar në fillimin e ndeshjes me anë të Latifit në minutën e 8-të.Pjesa e parë përfundon 0-1 dhe “Ujqërit e Dëborës” shkojnë të qetë në dhomat e zhveshjes.Më pas në fillimin e pjesës së dytë Skënderbeu gjen dhe golin e qetësisë. Në minutën e 50-të, Plaku dyfishon rezultatin dhe korcarët i afrohen titullit.Ndërkohë në anën tjetër Partizani nuk ka arritur të fitojë në Tiranë kundër Teutës. Demat u munden 1-2. Golin për të kuqtë e shënoi Xhevair Sukaj në minutën e 36-të ndërsa për durrsakët shënuan Lamce në minutën e 73-të dhe Hila në minutat shtesë.Skënderbeu u rendit i pari në kampionat nën kuotën e 79 pikëve i ndjekur nga Partizani në vendin e dytë me 75 pikë.

