Reforma në drejtësi, Fleckenstein: Jam në dijeni të emrave që po e pengojnë
Edhe pse politika nuk e ka thënë fjalën e saj mbi reformën në drejtësi, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, e ka një afat se kur do të miratohet kjo reformë.Javën e ardhshme politika pritet t’i japë dritën jeshile “drejtësisë”, edhe pse sipas eurodeputetit individ të veçantë po tentojnë ta bllokojnë atë.Fleckenstein: Reforma në drejtësi është një nga reformat më të rëndësishme, pasi vetëm ne qofte se kemi gjykatës të drejtë dhe të paanshëm, atëherë mund të kemi drejtësi. Unë kam disktuar me të gjithë përfaqësuesit e partive politike, Partisë Socialiste, LSI-së dhe Partisë Demokratike dhe ato më kanë thënë që javën e ardhshme do të miratojnë reformën në drejtësi dhe është shumë e rëndësishme që brenda 6 javëve të miratohet kjo reformë sepse vetëm atëherë mund të fillojnë marrëveshjet për futjen e Shqipërisë në BE. Natyrisht ka interesa të individëve të veçantë që nuk duan ta miratojnë këtë reformë. E thënë me fjalë më të thjeshta, ju do ta merrni vesh pas 6 javëve në qoftë se ky vend drejtohet nga politikanë të vertetë apo nga individë të tjerë që ju nuk i keni përzgjedhur. Ne besojmë se me anë të kësaj reforme mund të jetë e mundur lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Unë jam pro hyrjes së Shqipërisë në BE dhe Parlamenti Evropian punon plot energji për anëtarsimin e vendit tuaj, por ne të gjithë e dimë që për tu anetarësuar është një punë e gjatë. Megjithate puna e Komisionit dhe parlamentit Evropian ka treguar që ne e duam Shqipërinë në BE dhe kjo u bë e qarte me liberalizimin e vizave në Kosovë që do të thotë që ne e duam Ballkanin Perendimor pjesë të BE- së.I pyetur nëse ekziston mundësia që klasa politike të bëjë kompromise në kurriz të reformës për të shpëtuar “kokat e mëdha”, Fleckenstein tha se PE nuk është Parlamenti i Shqipërisë.Por ai kujtoi se reforma shkon përtej shpëtimit të “kokave”, por ndan përfundimisht fatin e Shqipërisë.Fleckenstein: Me reformën në drejtësi nuk bëhët fjalë që politikanët të shpëtojnë kokat e tyre apo të fëmijëve të tyre, por bëhet fjalë për të ardhmen e Shqipërisë, të vendosim se në cilin vend dëshiron të jetojë Shqipëria. Është shumë e rëndësishme të ketë gjyqtarë të pavarur dhe jo të ketë gjyqtarë që i përkasin njërës palë ose palës tjetër sepse marrin shuma nga ato. Pra ky vend ka nevojë për vende pune të reja dhe një investior i huaj vejn këtu vetëm kur të sundojë forca e ligjit, prandaj reforma në drejtësi është e rendësishme për të gjithe reformat e tjera.Pak informacione ka eurodeputeti për pajisjen e përgjimit e kthyer në kryefjalë të akuzave politike, por kjo nuk e pengoi për të thënë qëndrimin e tij se nëse egziston një gjë e tillë, atëherë është vertetë shqetësuese.Fleckenstein: Nëqoftëse do të ishte e saktë që ekziston një pajisje e tillë natyrisht që është një problem. Prandaj duhet të shikohet nqs ekziston apo jo, ndërsa përsonat përgjegjës duhet të japin shpjegime për te përpara ligjit. Prandaj kjo çështje mund të komentohet më mirë pas reformës në drejtësi.Problematike raportuesi për Shqipërinë e cilësoi edhe situatën e krijuar me lëndët narkotike, kultivimi i të cilave vijon në shifra të mëdha.Eurodeputeti Knut Fleckenstein ishte në Shkoder në një takim me studente të universitetit “Luigj Gurakuqi” ku foli për rrugën integruese të vendit në familjen europiane dhe sfidat që na presin.