Kontrabandë në Shqipëri, sekuestrohen 1000 celularë në portin e Durrësit

Sekuestrohen rreth 1 mijë copë celularë kontrabandë në portin e Durrësit. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se aparatët celularë ishin blerë në Gjermani dhe po tentohej të futeshin kontrabandë në Shqipëri.Ndërkaq pritet që policia kufitare e Durrësit të japë detaje më të hollësishme në një konferencë për shtyp.