I bie një gurë, plagoset 26 vjeçari në malin e Taraboshit
Një i ri u rrëzua në malin e Taraboshit në Shkodër, duke mbetur i plagosur.26 vjeçari Ludion Duhani ka thyer dorën dhe këmbët pas shembjes së një masivi gurësh u rrëzuan, duke e bllokuar atë.I riu nga lagjja “Tom Kola” i qytetit verior ka qenë bashkë me një shok duke u ngjitur në malin e Taraboshit, kur u godit nga një gurë. Drejt vendit të ngjarjes u nis policia dhe forcat zjarrfikëse pas alarmit të dhënë për ndihmë nga vetë i riu dhe shoku i tij.Ato mbërritën rreth 30 minuta më vonë në majën e malit duke transportuar të plagosurin drejt spitalit rajonal të Shkodrës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. [caption id="attachment_747986" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: I riu duke marre ndihmen e shpejte[/caption][caption id="attachment_747985" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: I riu duke marre ndihmen e shpejte[/caption][caption id="attachment_747984" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: I riu duke marre ndihmen e shpejte[/caption] /Ora News/