Reforma e ujit, qytetarët 3 muaj afat të deklarojnë lidhjet e paligjshme
Reforma e ujit, që ka hyrë tashmë në fazën e dytë, parashikon që qytetarët që abuzojnë me ujin e pijshëm nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, t’iu lihet një afat prej 3 muajsh që t’i deklarojnë pa u ndëshkuar. Këshilltarja e ministrit të Transporteve, Lindita Sotiri shpjegon për Ora News puna e ndërmarrjeve të ujësjellësave do të kontrollohet nëpërmjet kontratave të performancës. Nëse objektivat e përcaktuar në to nuk arrihen, atëherë shoqërotë do të kalojnë nën administrim të përkohshëm shtetëror.Qytetarët që abuzojnë me ujin e pijshëm nëpërmjet lidhjeve të paligjshme kanë afat deri në gusht për t’i deklaruar pa u penalizuar. Pas këtij afati, do të fillojnë ndëshkimet. Këshilltarja e ministrit të Transporteve, Lindita Sotiri shpjegon se çfarë parashikon faza e dytë e reformës së ujit.Lindita Sotiri: Ky afat tre mujor është lënë në mënyrë që qytetarët të raportojnë për këto lidhje të paligjshme. Do të bëhet vlerësimi teknik nëse këto lidhje të paligjshme cënojnë funksionalitetit të rrjetit apo jo, që do të thotë nëse e cënojnë do të ndërpritetn, nëse nuk e cënojnë do të pajisen me matëse parkatëse dhe kontratat përkatesë të ijësjellës kanalizimeve. Pas përfundimit të kësaj periudhe do të aplikohen të gjitha masat që parashikojnë aktet ligjore dhe nën ligjore.Qeveria do të kontrollojë punën e ndërmarrjeve të ujëjsellësave nëpërmjet kontratave të performnancës, në të cilat janë të përcaktuar qartë objetkivat. Nëse ato nuk realizohen, atëherë shoqëria përkatëse e ujësjellësit do të kalojë nën administrim të përkohshëm shtetëror.Lindita Sotiri: Do të vlerësohet ecuria e këtyre shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve dhe nëse këto shoqëri tregojnë se e kanë të pamundur të mirëmenaxhohen, pra nuk i arrin këto tregues të vendosur në kontratat e performancës edhe pse i kanë marrë përsipër atëhere kuptohet që administrimi nuk mund të lihet më këtyre shoqëirve, por do të merret nga qeverisje qendrore.Sipas Entit Rreguillator të Ujit, nivelii humbjeve në sektorin e ujit të pijshëm vlerësohet në rreth 67%, që e përkthyer në shifra është mbi 11 miliardë lekë. Reforma e ujit synon përmirësimin e menaxhimit të ndërmarrjeve të ujësjellësave, që aktualisht ndodhen në vështirësi të mëdha financiare, për shkak të keqadministrimit në vite dhe borxheve të ndërsjellta./Oranews.tv/