Fier, ALUIZNI nis përditësimin e pronave të mbivendosura

Në Fier ALUIZNI po përballet me punë voluminoze si pasojë e një numri të lartë objektesh të palegalizuara në rang qarku. Puna po vijon dhe në zonat ku ka pasur probleme me hartat dhe janë konstatuar mbivendosje pronash, ku ALUIZNI Fier po bën përditësimin.ALUIZNI Fier ka nisur përditësimin e zonave ku ka pasur probleme me hartën e hipotekës. Janë disa njësi administrative ku problemi i mbivendosjes së pronave ka qenë më i ndeshur, kryesisht zonat bregdetare.Ervin Bushi ,Drejtor i ALUIZNI Fier: “Jemi duke bërë përditësime të shumë njësive vendore ku hartat kanë pasur shumë problematika.Kemi përmbyllur Radostinën, Velmishin në Bashkinë e Roskovecit. Kemi filluar Villishtin si fshat.Do të fillojmë të gjithë Kumanin dhe Frrakun, që përbën pjesën më të madhe ku hartat e hipotekës kanë shumë probleme”.ALUIZNI po përballet me punë voluminoze, ku në një muaj, kualifikohen mbi një mijë dosje, që i përcillen më pas hipotekës.Ervin Bushi: "Të gjitha komunat e bashkitë e rajonit janë matur, është përmbyllur procesi në to përveç atyre qytetarëve që nuk kanë emigrantë ose nuk kanë qënë në banesat e tyre. Janë printuar rreth 60-70% e lejeve. Kualifikojmë mbi një mijë dosje në muaj dhe printohen e nisen në hipotekë”.Në total në qarkun Fier janë rreth 32 mijë objekte dhe shtesa të vetëdeklaruara ku 5500 ndodhen në qytetin e Fierit./Oranews.tv/