Crowford: Reforma në drejtësi, kusht për investimet e huaja
Dhoma Amerikane e Tregtisë po liston ankesat që kanë bizneset për klimën e investimeve në vend, të cilat do të jenë për bazë për propozimet që do t’i bëhen Ministrinë së Financave për paketën fiskale 2017. Në një intervistë për Ora News, presidenti i Dhomës Amerikane, Mark Crowford rendit reformën në drejtësi, si kushtin e parë që duhet të përmbushë Shqipëria për të pasur investitorë të huaj.Dhoma Amerikane e Tregtisë po mbledh të gjitha ankesat e bizneseve të saj për problemet me të cilat ata hasen çdo ditë, që nga taksat e deri te procedurat administrative. Një listë shqetësimesh që përveçse do të bëhen publike brenda muajit, do t’i dërgohen qeverisë për zgjidhje në formën e kërkesave për paketën fiskale 2017.Mark Crowford: Ne do të fokusohemi sipas mendimeve të anëtarëve tanë. Kështu më pas është publikuar sondazhi që kemi dhe nëse ata thonë që taksat janë në krye, do të fokusohemi atje. Nëse ata thonë se është diçka tjetër do të fokusohemi atje. Nuk është se një është më e rëndësishëm se të tjerat sepse ka shumë që janë të rëndësishëm.Dhoma Amerikane e Tregtisë ripërsëriti apelin për miratimin e reformës në drejtësi si kusht themelor që Shqipëria të ketë investitorë të huaj.Mark Crowford: Nëse ka përcaktim që vetëm me lekë mund të fitosh një gjyq kjo do të thotë se këtu në Shqipëri është e vështirë për të investuar, sepse je i pambrojtur. Besoj se këtë që e ka marrë përsipër ambasada amerikane dhe ambasadorët e Evropës ne si Dhomë kemi rënë dakord që të mbështesim ambasasdën në procesin që janë.Reforma në drejtësi po kërkohet me ngulm edhe nga shoqatat e tjera të biznesit, vendase dhe të huaja që kërkojnë garanci për zbatimin e kontratave dhe funksionimin e ligjit, elementë këta thelbësore për të pasur një klimë të favorshme për të bërë biznes./Oranews.tv/