Shesin lule për të blerë libra, dhuratë bibliotekës së shkollës

Dhjetëra nxënës të shkollës Besëlidhja në Lezhë janë bërë protagonistë të një nisme për pasurimin e fondit të bibliotekës së shkollës. Të ndihmuar nga prindërit, kanë shitur lulet e kultivuara vet, dhe me të ardhurat e mbledhura kanë blerë libra për bibliotekën e shkollës.Kanë shitur lulet e mbjella në kopshtin e shtëpisë për të blerë libra për bibloteken e shkollës.Protagonistë janë nxënësit e klases së katërt të shkollës "Besëlidhja" në Lezhë. të ndihmuar nga prindërit, kanë shitur lulet, dhe me paratë e mbledhura kanë blerë libra.Prind: “Për të pasuruar bibliotekën e fëmijëve, për qejf të fëmijëve”.Prind: “Jam tepër e kënaqur sepse këtyre fëmijëve iu krijua mundësia dhe falenderoj shumë mësuesen ”.Prind: “I bleva për festën e fëmijëve, për t’i kënaqur ato edhe veten”.Nxënëse: “Nga shitja e luleve fituam më shumë se 23 mijë e 500. Na shkoi shumë mirë.Me lekët ne do blejmë libra për bibliotekën e shkollës tonë”.Nxënës: “Ky projekt është 4 vjeçar dhe emri i tij është “Edukimi Ekonomik”.Ky projekt i nxitur nga mesuesja kujdestare Lulzime Celami ka patur si qëllim që krahas blerjes së librave, fëmijet të mësojnë më shumë për gjelbërimin, kujdesin ndaj mjedisit, apo grumbullimin e materialeve të riciklueshme./Oranews.tv/