Asosacioni i komunave serbe, Tahiri: Do të ngrihen, s’do kenë fuqi ekzekutive
Qeveria e Kosovës nuk do të tërhiqet nga ngritja e asosacionit të komunave serbe, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Ministrja e Dialogut në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri e cila ka zhvilluar një seri takimesh zyrtare ne Tiranë, deklaroi se komunat nuk do të kenë fuqi ekzekutive dhe nuk cënojnë sovranitetin e Kosovës.Edita Tahiri: Ky asosacion për të cilin ka bërë shumë zhurmë opozita në Kosovë nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, as nuk do të jetë një nivel i tretë i qeverisjes në Kosovë. Përkatësisht do të jetë në pajtim të plotë me kushtetutën, ligjet e Kosovës si dhe vendimin e Gjykatës Kushtetutës. Ky asosacion mund të ndihmojë në integrimin e serbëve sepse përmes dialogut të Brukselit ne poi shuajmë strukturat paralele të Serbisë.Edhe kryetaraje Komisonit të Jashtëm në Shqipëri, Arta Dade tha se Tirana zyrtare nuk do të reshtë së kërkuari që Serbia të zbatojë marrëveshejn që ka nënshkruar.Arta Dade: Ne i kujtojmë Serbisë që të zbatojë pikë për pikë marrëveshjet e ndërmjetësuara me BE. Do ta bëjmë këtë deri në zbatimin e plotë që ata janë angazhuar për të zbatuar. Ministrja e dialogut në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, bisedojë me zonjën Dade edhe mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe Kosovës në BE. Tahiri u takua edhe me kryetaren e Komisonit të Integrimit, Majlinda Bregu.