Uji i ndotur, banorët e Shushicës: Të mos faturohemi nga Ujësjellësi
Dhjetëra banorë të Shushicës, kanë protestuar ndaj faturimit të ujit të pijshëm. Banorët thonë se Ujësjellësi në fshat nuk ka investuar dhe uji u vjen i ndotur, ndaj nuk kanë përse të paguajnë për një shërbim që nuk u ofrohet. Sipas tyre ndotja është aq e lartë sa kanë gjetur dhe gjarpërinj në tubacione.Banorët e njësisë administrative Shushicë në Elbasan kanë protestuar ndaj faturimit të ujit të pijshëm. Banorët thonë se ndonëse nuk konsumojnë ujë nga ujësjellësi fshat, faturat u vijnë rregullisht. Ata shtojnë se uji është aq i ndotur sa shpesh kanë gjetur dhe gjarpërinj në tubacione.Banor: “Ujësjellësi nuk ka ardhur njëherë të shohë vendin: pusetën e kemi bërë vetë, tubat i kemi bërë vetë, investimet i kemi bërë të gjitha vetë. Sot na vjen një faturë me 4 qind mijë lekë- 5 qind mijë lekë pa investuar asgjë”.Banore: “Themi ne pse nuk ka ujë. Shkojmë atje, gjejmë gjarprin, e marrim e nxjerrim dhe pijnë ujë fëmijët tanë. Paguajmë lekë ne…”Banor: “Na sëmurën fëmijët! Na sëmuren njerëzit! Kam gruan në shtëpi në shtrat. Pse? Prej ujit!”Banore: “Të kalosh lart janë të gjitha tubat të çarë. Pagesa bëhet tamam”.Në Qendrën Shëndetësore të Shushicës mjeku i familjes Enver Çarçiu thotë se nga konsumi i ujit të ujësjellësit që ka përmbajtje të madhe bakteriale, fëmijët kanë shfaqur shpesh probleme gastro-intenstinale.Enver Çarçiu: “Shqetësime të mëdha te banorët, shqetësime gastro-intenstinale te fëmijët e vegjël, të cilët i shfaqin herë pas here.Nga analizat e bëra rezulton se uji është me ndotje të madhe mikrobike duke u bërë rrezik për shëndetin e banorëve”.Banoret kërkojnë që ky problem ekzistues prej 5 vitesh të marre zgjidhje, ndërkohë që të kontaktuar, askush nga ndërmarrja e ujësjellës fshat në Elbasan nuk pranon të flasin për këtë çështje./Oranews.tv/