Nishani: Të hapen dosjet. Ndregjoni: Dekriminalizimi të nisë me vrasësit e intelektualëve

Edhe pse aktualisht ka një nën komision parlamentar për hapjen e dosjeve  ende nuk ka asnjë rezultat konkret.Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se hapja e dosjeve është e vetmja mënyrë për të vënë drejtësi në shtresën e të përndjekurve politike.Nishani u shpreh se shteti ka përgjegjësi që të mos harrohen vuajtjet e kësaj shtrese.Nishani: Përfitoj nga rasti për të denoncuar mos aplikimin e atij ligji të cunguar të hapjes së dosjeve. E kam konsideruar gjithmonë një ligj të pamjaftueshëm, sepse dënimi i krimeve të komunizmit duhet të fillojë me një ligj për hapjen e dosjeve dhe duhet të vazhdojë me procesin e lustracionit.Ndërkohë kreu i Shoqatës së të Përndjekurve Politik Besim Ndregjoni kërkoi që dekriminalizimi të nisë me ata persona që vranë intelektualët.Ndregjoni: Ajo drejtësi e cila është shumë e nevojshme për shqiptarët. Dekriminalizimi të fillojë jo me vjedhjet dhe poshtërsinat, por të filloj me vrasjet e intelektualëve shqiptarë. Këtu fillon dekriminalizimi. Nuk fillon dekriminalizimi tek ata që kanë mbjellë drogë, sepse ata pa drogë nuk mund të jetojnë.  Ai ripërsëriti kërkesën që të gjenden eshtrat e të vrarëve në kohën e komunizmit. Këto deklarata u bënë në 25 vjetorin e themelimit të shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politikë shqiptarë./Ora News/