Adoleshenti që shkaktoi një skandal online

Ted Nash është i riu i cili shkaktoi një skandal ne internet.Në moshën 19 vjeçare, në fund të vitit 2010, kur ende jetonte me nënën dhe babain e tij në Somerset, Nash kishte krijuar një website të quajtur "Little Gossip", ku nxënësit e shkollës mund të postonin në mënyrë anonime lajme me interes për shokët e tyre.Z. Nash, tani 25 vjeç, thotë se ai kishte qëllime të mira, por gjërat shumë shpejt shkuan keq.Faqja e internetit u perhap në mënyrë të menjëhershme, duke arritur 33.000 përdorues në vetëm orën e parë pasi u hap, pastaj qindra mijëra brenda pak ditësh në Mbretërinë e Bashkuar.Për fat të keq, të paktën 10% e komenteve të bëra ishin me qëllim të keq. Dhe për shkak të akuzave se ai ishte një website ku nxënësit ngacmonin njëri tjetrin, shkollat dhe prindërit u ankuan duke kërkuar mbylljen e saj.Pas kësaj, gazetarët e tabloideve dhe ekipet televizive u shfaqën në derën e Nash.Kur lajmi u bë publik në të gjitha gazetat dhe televizionet amerikane, Nash u detyrua ta mbyllte faqen e tij vetëm pak muaj pasi e kishte hapur.Nash shprehet se kur ka qenë në shkollë, ai gjithmonë ka dashur të ndërtojë një kompani."Për shkak të kësaj unë ndjeva që kisha humbur një sasi të madhe të thashethemeve, kështu që mendova se "Little Gossip" do të ishte shumë e dobishme"-thotë Nash.Tashmë në detyrën e shefit ekzekutiv të një kompanie të teknologjisë të quajtur Tapdaq, e cili synon të ndihmojë aplikacionet e vogla të telefonisë celulare të rrisin numrin e përdoruesve, Z. Nash ka tashmë një karrierë 13 vjeçare në botën e biznesit.Në moshën17 vjeçare ai bëri gati 3miljon £ kur tre milionë njerëz në mbarë botën paguan 99 cent për të shkarkuar një aplikacion që ai kishte krijuar, të quajtur Face Rate._89654787_gossip1/Burimi BBC/ Oranews.tv/