Revolucioni kulturor, Kina përkujton në heshtje përvjetorin e 50-të

Periudha më e errët e historisë kineze, e njohur si revolucioni kulturor, ka shënuar përvjetorin e 50-të. Por kinezët e kanë përkujtuar në heshtje dhe pa entuziazëm, madje edhe mediat e kanë injoruar totalisht tiraninë e frikshme të Mao ce Dunit. Megjithatë autoritetet kineze nuk e kanë censuruar tërësisht " Revolucionin Kulturor" siç ka ndodhur me nazizmin në Gjermani.Është pritur pa entuziazëm dhe me heshtje në Kinë përvjetori i 50-të i revolucionit kulturor, i cili e zhyti në kaos shtetin komunist për më shumë se një dekadë. Mediat kryesore vendase qëllimisht nuk e përmendën fare këtë përvjetor, duke u fokusuar në çështje të tjera. Asnjë event nuk u organziua nga autoritetet për të kujtuar këtë moment që ndikoi drejtpërdrejt në jetën e popullit kinez.Më 16 Maj të vitit 1966 lideri komunist Mao Ce Dun nisi një fushatë të errët për të eliminuar të gjithë rivalët e tij dhe në të njëjtën kohë u bëri thirrje të rinjve të spastronin shoqërinë. Pra i kërkoi rinisë të rrënonte çdo traditë të shkuar, duke filluar nga kultura. Kjo shkaktoi një tirani të frikshme, me të rinjtë që shkatërruan shkolla e tempuj. Ky moment ishte fillimi i një periudhë të mbushur me trazira e gjakderdhje, ku miliona njerëz u denoncuan dhe u ndëshkuan. Marrëzia përfundoi me vdekjen e udhëheqësit komunist në vitin 1976. Shteti Kinez megjithëse kanë kaluar 5 dekada, ende nuk është ringritur plotësisht nga ajo periudhë.Megjithëse do të kujtohet gjithnjë si një nga epokat më të errëta në historinë e Kinës, autoritetet nuk e kanë censuruar tërësisht " Revolucionin Kulturior" sic ka ndodhur me nazizmin në Gjermani./Oranews.tv/