Fondi norvegjez hedh në gjyq kompaninë Volkswagen
Fondi qeveritar norvegjez po përgatit një padi në drejtim të kompanisë Volkswagen. Fondi në fjalë që është një ndër më të rëndësishmit në botë do të nxjerrë përpara gjykatës përfaqësuesit e gjigantit të prodhimit të automjeteve, në lidhje me çështjen e shumë përfolur të mashtrimit me tubat e shkarkimit. Raportohet se avokatët e fondit norvegjez i kanë bindur drejtuesit të kërkojnë të drejtën ligjore në përputhje me ligjet gjermane.Deklarata zyrtare e fondit norvegjez thotë: "Banka Investitore e Norvegjisë ka ndërmend të ndërmarrë veprime ligjore kundër Volkswagen, për faktin se kjo kompani mashtroi me të dhënat në lidhje me tubat e shkarkimit. Si investitor është përgjegjësi e jona të mbrojmë investimet tona në këtë kompani.Banka Investitore e Norvegjisë zotëron rreth 850 miliardë euro dhe ka aksione në më shumë se 9000 mijë kompani.Ndërkohë që sipas medieve, padia pritet të konfirmohet zyrtarisht në javët e ardhshme dhe do të përpilohet dhe depozitohet në Gjermani.Kjo lëvizje, e cila vjen nga një prej investitorëve më të mëdhenj financiar të kompanisë, është më e fundit në rrjedhën e padive që shoqëruan këtë skandal.Një ndër paditësit e markës gjermane është edhe departamenti amerikan i drejtësisë. Volkswagenka vendosur në dizpozicion rreth 16.2 miliardë euro për të paguar dëmet që shkaktoi ky skandal./Ora News/