Bashkitë bregdetare në Vlorë caktojnë prioritetet, Ekonomi: Bëni projekte

Bashkitë bregdetare janë mbledhur në Vlorë ku kanë diskutuar masat në kuadër të sezonit turistik veror. Ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi, kërkoi që vendorët të aplikojnë fuqishëm me projekte pranë fondit shqiptar të zhvillimit, që të përfitojnë financime. Gjithashtu prioritet u caktua promovimi turistik i zonave të mbrojtura.Drejtues të Bashkive bregdetare dhe ndërliqenore të vendit janë mbledhur në Vlorë në takimin e tretë të inicuar nga Ministria e Zhvilimit Ekonomik dhe Turizmit në kuadër të masave për mbarvajtjen e sezonit turistik te këtij viti.Stacionet e plazhit dhe rrugët lidhëse janë projektet ku Ministrja e Ekonomisë, vlerësoi se duhet lobuar fuqishëm edhe pranë Fondit Shqiptar të Zhvilimit për të përfituar financime, ndërsa ngritja e një task-force për turizmin dhe mbrojtjen e zonave turistike, është prioriteti për këtë sezon.Ekonomi: Turizmi për ne do të jetë një nga nxitësit kryesorë të ekonomisë. Ajo që kemi nevojë për të bërë më shumë, e konfirmuar edhe nga konferenca e donatorëvce që u zhvillua pardje është që zyrave tuaja rajonale të turizmit tu japim pak më shumë vëmendje për të rritur kapacitetet, sidomos në drejtim të promovimit të paketave turistike rajonale. Kërkohet pak më vëmendje ngaqë po troket dhe masa më e madhe e turistëve që vizitojnë vendin.Turizmi i qëndrueshem dhe jo vetëm sezonal u cilësua ndër prioritetet afatgjatë të Bashkive për një turizëm gjithëvjetor.