Berisha -zv/administratorit të USAID: Qeveria i dha mundësi Eskobarit të Ballkanit të arratisej

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim, ndihmës administratorin e USAID për Evropën dhe Euroazinë, Thomas  O’ Melia, i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu.Gjatë bisedës u diskutua për reformën në drejtësi, për të cilën Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e amerikanëve në këtë drejtim. Berisha theksoi se reforma është jetike për vendin në rrugën e integrimit.Gjatë bisedës, Berisha u shpreh se reforma u shty dhe u ngadalësua shumë “pasi Edi Rama, duke i bërë vendit një dëm shumë të madh, refuzoi konsensusin dhe doli me tezën se në Shqipëri nuk është punuar ndonjëherë me konsensus, në një kohë që çdo reformë e madhe në këtë vend, në këto 25 vite, është bërë vetëm me konsensus”.Ish-kryeministri theksoi se tashmë palët janë ulur dhe po punojnë me njëra tjetrën dhe shprehu besimin se do ecet drejt finalizimit të saj.Në këtë takim Berisha theksoi gjithashtu se problemi më kardinal me të cilin sot përballet vendi është krimi i lidhur me nivelet më të larta të qeverisë, i cili po rrënon çdo ditë reputacionin e Shqipërisë dhe që kërcënon si stabilitetin e vendit ashtu dhe progresin drejt BE-së.Berisha u ndal edhe tek rastin i Klemend Balilit në Sarandë, duke i thënë zyrtarit amerikan se ai u lejua qëllimisht të arratisej nga vendi, ndërsa konsiderohet nga mediat greke si Eskobari i Ballkanit. Berisha: Autoritetet policore shqiptare, pas këtij lajmi, u thanë shqiptarëve se prej disa muajsh, ata, së bashku me partnerët,  po e hetonin këtë rast ndërkohë që Klement Balilit i dhanë të gjitha mundësitë për të ikur nga Shqipëria, dhe pasi përcollën jashtë vendi u thanë se nuk kishte asnjë problem.Sipas zyrës së shtypit të Berishës, ai theksoi gjithashtu qeveria ka bashkëpunuar me kriminelë si Emiljano Shullazi dhe Arben Frrokut, për të cilët, u shpreh se u denoncuan publikisht nga ambasadori Donald Lu.Për të gjitha këto, Berisha tha se “bashkëpunimi në fushën e zbatimit të ligjit me qeverinë amerikane është jashtëzakonisht i rëndësishëm”./Ora News/