Vizita private në spitale publike, mjekët: Pro. Pacientët: Do abuzojnë me oraret

Pas deklaratës së kryeministrit Rama që mjekët në spitalet publike mund të kryejnë konsulta dhe vizita falas jashtë orarit të punës, bluzat e bardha japin opinionin e tyre mbi këtë ide. Mjekët e  Qendrës Spitalore Nënë Tereza u shprehen se modele të tilla të ngjashme funksionojnë në vende të zhvilluara, por duhet kategorizuar stafti që mund të kryeje këto vizita dhe ndarje të përqindjes së pagesës. Skeptikë duket se janë pacientët, të cilët thonë se mjekët do abuzojnë duke lënë oraret e konsultave pasdite.Mjekët në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza mbështesin idenë e kryeministrit Edi Rama për të shfrytëzuar kapacitetet dhe aparaturat e shërbimeve për të bërë konsulata apo ekzaminime private jashtë orarit të punës. Ky model, i ngjashëm më atë francez, funksionon që nga vitit 1936 në vendet europiane, majde ka patur dhe fillesa në Shqipëri po të pafinalizuara. Si projekt në fillesat e veta, është ende e paqartë se si do të ndahen të ardhurat mes mjekut dhe spitalit dhe në anën tjetër nëse pacientët  që vijnë nga sistemet e referimit do të ekzaminohen falas apo kundrejt pagesave.Prof.Ass Tritan Kalo, Shërbimi infektivit QSUT: Këto janë të përcaktuara me numër fiks, pra nuk mund të bësh më shumë se X numër konsultash. Të kenë mundësi që të punësohen vetëm në shtet,s epse vetëm në Shqipëri mund të jesh edhe mjek në Qendrës Spitalore edhe të kesh klinikë private.Gentian Stroni, Doktor i Shkencave Mjekësore, QSUT: Ekziston një lloj mundësie ose një lloj praktike botërore e cila shkon pikërisht në këtë lloj drejtimi, dhe nëse kjo do të zbatohet ka vlera pozitive sepse mjekët aktualisht po tentojnë që në kuadrin qoftë edhe të dypunësimit të mund të kryejnë këto lloj vizitash në institucione të tjera që mund të jenë edhe private.Pacientët shprehen dyshues se mjekët do të transferojnë oraret e tyre të konsulatave qëllimisht pasditeve.Pacient: Në të gjitha rastet pastaj ata me tendencë do ta lënë atë orar pasdite sepse duan ta shfrytëzojnë për veten e tyre.Për realizimin e këtij projekti qeveria duhet të kategorizoj sipas përgatitjes profesionale, vjetërsisë së punës, titujeve shkencor se cilët nga mjek mund të kryejnë privatësisht  vizita të pacientëve jashtë orarit të punës. Ekspertët  mendojnë se duhet caktuar edhe ndarja e përqindjes së fitimit mes bluzave të bardha dhe të ardhurave që do të shkojnë në arkën e spitalit./Oranews.tv/