Zona e ish-Kënetës burim aksidentesh rrugore, fëmijët më të ekspozuarit
Banorët e zonës së ish-Kënetës apelojnë për pajisjen e rrugës me sinjalistikë. Rruga "Vëllazërimi" i pagëzuar nga banorët si segmenti i vdekjes që lidh qytetin me superstradën Durrës-Tiranë, është burim i vazhdueshëm aksidentesh, ku rasti më i fundit ishte ai i vdekjes së një këmbësori 5 ditë më parë në tantativë për të kaluar rrugën. Sipas banorëve, fëmijët janë më të ekspozuarit nga aksidentet.Mungesa e sinjalistikës dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve, kanë bërë "kurban" mbi 25 persona në 5 vitet e fundit në rrugën "Vllazërimi", në zonën e ish-Kënetës, në Durrës.Segmenti rrugor i pagëzuar nga banorët si rruga e vdekjes, lidh qytetin me superstradën Durrës-Tiranë.Banori: Nuk ka pesë vjet që është bërë kjo rrugë, plot lapidarë është mbushur. Semaforët punuan në fillim, tani nuk punojnë fare. 3-4 vjet që nuk punojnë semaforët.Banorja: Duhet të bëhet diçka.Banorët thonë se fëmijët janë më të ekspozuarit nga aksidentet.Banori: Pushteti lokal nuk është në shërbim të qytetarëve të vet. Nuk ka sinjalistikë, nuk punojnë semaforët, nuk ka mbikalim.Banori: Duhen marrë masa, ka fëmijë, ka pleq që nuk dëgjojnë. Shoferi duhet ta konsiderojë sikur të gjithë janë me një sy, apo pa veshë.Pavarësisht ankesave të vazhdueshme të banorëve drejtuar institucioneve përgjegjëse, asnjë masë nukë htë marrë për përmirësimin e sinjalistikës rrugore.Aksidenti i fundit me pasojë vdekje në zonën e ish-Kënetës ndodhi pesë ditë më parë, ku humbi jetën një këmbësor që tentonte të kalonte rrugën.[caption id="attachment_747445" align="alignnone" width="640"]
Rruga "Vllazërimi", në zonën e ish-Kënetës[/caption]