Shtohen sulmet seksuale në ushtrinë amerikane

Një raport i kohëve të fundit të Pentagonit vë në dukje se numri i ngacmimeve seksuale mes personelit në ushtri vazhdon të shtohet. Numri i incidenteve, nga prekje të papërshtatshme deri në përdhunim, u rrit me 37 për qind vitin e kaluar. Si meshkujt edhe femrat ishin viktima. Kjo gjendje po i nxit ata si dhe aktivistët që të bëjnë thirrje për ndryshime të madha në ushtrinë amerikane.Më shumë femra shërbejnë në ushtrinë amerikane se kurrë më parë. Dhe ndërsa numri i tyre shtohet, shtohet gjithashtu numri i sulmeve seksuale. Si rezultat shtohen edhe thirrjet që të merren masa për parandalimin e sulmeve të tilla.Femrat përbëjnë tani mbi 14 për qind të forcës aktive dhe për ushtrinë kjo do të thotë sfida të reja në krijimin e një mjedisi, ku meshkujt dhe femrat mund të punojnë dhe jetojnë në mjedise afër njeri tjetrit, ndërkohë që ruajnë profesionalizmin.Ushtria është përpjekur të luftojë sulmet seksuale nëpërmjet njoftimeve në shërbim të publikut për ta njohur atë me problemin ekzistues dhe nëpërmjet programeve të trajnimit, që bëjnë thirrje për shtimin e ndjeshmërisë dhe përmirësimin e sistemit të raportimit të këtyre incidenteve.Por njoftimet se disa prej personave në krye të këtyre programeve akuzohen pikërisht për krime të tilla mund të minojnë këto përpjekje.Ndërkohë që vitin e kaluar u njoftuan rreth 26 mijë raste të tilla, Kongresi po shqyrton mundësinë e miratimit të dënimeve më të ashpra për sulme seksuale në ushtri. Aktivistët i mirëpresin masa të tilla.