Situata në Brazil, betohet Presidenti i ri Michel Temer

Vetëm disa orë pas pezullimit të Presidentes Dilma Rousseff nga senati, në Brazil është betuar Presidenti i Ri, Michel Temer.75-vjeçari emëroi edhe kabinetin e ri ku u vunë re emra të lidhur ngushtë me biznesin. Temer arsyetoi se kabineti i tij do të mundohet që të rimëkëmbë ekonominë braziliane. Ministër i financave është emëruar ish-shefi i bankës qëndrore, Henrike Meirelles i cili gëzon një reputacion mjaft pozitiv në popull. Gjatë fjalës së mbajtur, Presidenti i ri kërkoi besimin e qytetarëve për rindërtimin e vendit."Fjala ime e parë për popullin Brazilian është fjala besim. Besoni në vlerat që formojnë karakterin e njerëzve tanë. Vlera tona bazohen tek demokracia. Besoni në rekuperimin e ekonomisë sonë si dhe në rindërtimin e institucioneve politike. Kam besim se kriza mund të kapërcehet me bashkëpunimin e qeverisë, parlamentit dhe shoqërisë." Ishin fjalët e Presidentit Temer.Nga ana tjetër, Presidentja tashmë e pezulluar, Dilma Rousseff do të shkojë përpara gjykatës për t'u përgjigjur me një sërë akuzash ku më kryesorja mbetet ajo e manipulimit të financave publike. Partitë opozitare kanë deklaruar më herët se manipulimi u buxhetit ishte një manovër e ndërmarrë nga Rousseff në vitin 2014, përpëra zgjedhjes së saj për një mandat të dytë.Gjyqi i saj mund të zgjasë deri në gjashtë muaj. Ndërkohë, edhe pas emërimit të Temer, në Brazil pati protesta masive, ku qytetarët edhe njëherë ishin të ndarë në qëndrimet e tyre. Një pjesë mbështesin Dilma Roussef, ndërkohë që një pjesë tjetër është pro Michel Temer./Oranews.tv/