Basha: Tahiri i dha kohë Balilit të arratisej, kjo është qeverisja e inkriminuar
Partia Demokratike e konsideron të arratisur Klemend Balilin, i cili rezulton pa adresë prej dy ditësh. Kreu demokrat, Lulzim Basha pretendon se arratisja e tij është bërë me bekimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.Basha: Për 3 ditë me radhë Tahiri u mundua të bindte qytetaret se Klemend Balilaj ortak ne trafikun e drogës i vëllezërve Habilaj kushërinj te ministrit të brendshëm është i pafajshëm edhe pse CNN e cilësonte si Eskobari i Ballkanit. Dhe pikërisht arratisja e tij vjen pas pamundësisë së Sajmir Tahirit për t’i pastruar dosjen sepse hetimi është kryer nga DEA amerikane dhe policia greke. Sipas Bashës, loja politike se i “kujt është”, ishin vetëm arsye për t’i dhënë kohë Balilit që të ikte.Basha: Qeverisja e inkriminuar dhe e korruptuar në çdo ind e Edi Ramës, e mbushur me oligarkë e banditë, nxori në pak dite të gjithë tiparet: Kokëdhima që rrëmbente para edhe nga azili i pleqve ne Fier u konfirmua nga Gjykata Kushtetuese si zhvatës i paligjshëm, Ervin Elvis Roshi, modeli i Rames për pushtetin vendor, humbi kujtesen pse e kane dëbuar nga Mynihu, Shullazi te cilit po i zbulohen çdo ditë krimet dhe skemat e Tahirit për ta shpëtuar, Tahiri i dekoratave i kapur ne lidhje te reja kriminale, Balili, drejtori i transportit qe është transportuesi më i madh i drogës në Ballkan, Mimi që habiti gjermanët me pazaret e luksit me eskortë, dhe për ti dhënë ngjyrën e fundit mozaikut rilindës, u shfaq Shukri perversi duke dhënë vendet e punës në shtrat.
/Ora News/