Një grua kapet me 2 kg heroinë, rrjeti drejtohet nga shqiptarë

Një sasi prej 2 kg heroinë u sekuestrua sot nga policia greke në Heraklion të Greqisë.Lënda narkotike ju sekuestrua një gruaje nga Ukraina, e cila u ndalua për kontroll menjëherë pasi kishte zbritur nga trageti.Rrjeti i trafikut të drogës sipas medieve greke drejtohet nga shqiptarë. Gjatë kontrollit të gruas, ju gjetën një sasi droge me peshë totale 2,138 gram.Droga ishte e ndarë në katër pako.  Gruaja shërbente  si korriere.Gruaja do të merret në pyetje nga divizioni i narkotike në Heraklion për të zbuluar të dhëna të tjera mbi rrjetin që mund të jetë e përfshirë.Nga deklarimet paraprake, gruaja ka thënë se drogën do t’ia jepte një shqiptari kundrejt shpërblimit prej 1 mijë eurosh.Nëse droga do të shitej në treg, trafikantët do të përfitonin rreth 50 mijë euro., dsc_0001_0-1024x683 dsc_0002_0 dsc_0002_01 dsc_0005 .