Ndihma ekonomike, dixhitalizimi i skemës ka larguar shumë familje
Dixhitalizimi i skemës së ndihmës ekonomike, sipas drejtuesve të Shërbimeve Sociale Vendore në Shkodër, ka larguar dhjetëra familje që e kishin përfituar me pa të drejtë. Ndërkohë Bashkia e re e Shkodrës, së shpejti do t’i nënështrohet dhe një auditi, ku do përfshihen edhe dosjet e të gjitha njësive vendore.Dixhitalizimi i skemës së ndihmës ekonomike dhe asaj të paaftësisë në Shkodër i ka mundësuar bashkisë që të pastrojë listat nga familjet që përfitojnë padrejtësisht.Shkëlzen Mustafaraj: “Na rezultuan 230 familje të cilat thonë që trajtoheshin me ndihmë ekonomike paralelisht ishin edhe përfitues pensioni.Filtrimi me Drejtorinë Rajonale të Punësimit dhe me Drejtoritë e Bizneseve etj. Edhe në këtë filtrim ne na ka dalë një numër prej 400 familjesh”.Drejtor i Ndihmës Ekonomike thotë se deri tani nuk ka patur kallëzime ndërsa nënvizon se shumë shpejt do të nisë një audit ku do përfshihen edhe dosjet e të gjitha njësive vendore që janë pjesë e Bashkisë së re.Shkëlzen Mustafaraj: “Përveç një auditimi që bëhet për ndihmën ekonomike nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social apo nga vetë Shërbimi Social Kombëtar , risia e re është që Bashkia do auditojë me auditin e vet jo me Drejtorinë e Ndihmës Ekonomike, punën që ben Drejtoria e Ndihmës ekonomike në të gjitha njësitë”.Aktualisht në bashkinë e Shkodrqs rezultojnë përfituese të ndihmës ekonomike 5112 familje, nga të cilat rreth 1900 janë vetëm nga bashkia e vjetër. Kërkesat e familjeve në muaj për tu bërë pjesë e skemës shkojnë nga 30 deri në 40./Oranews.tv/