Aksidenti i Kavajës, PD: E njëjta firmë që ka karburantin mirëmban rrugën
Prokuroria e Kavajës ka prangosur Kreun e Drejtorisë së Kolaudimit në ARRSH për marrjen në dorëzim të rrugës pa e kolauduar, duke e cuar në 3 numrin e zyrtarëve të arrestuar për shpërdorim detyre. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve mbylli sot barrierën anësore, që u bë shkak për ngjarjen e rëndë.Ndërkohë PD përmes Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun Grida Duma deklaroi nga vendi i aksidentit, fakte të reja, për të cilat tha se thellojnë skandalin.Prokuroria e Kavajës ka arrestuar një tjetër zyrtar të ARRSH-së si përgjegjës për aksidentin e Kavajës ku humbën jetën dy të mitur.Lekë Tushaj, drejtor i sigurisë dhe cilësisë në ARRSH akuzohet për shpërdorim detyre, pasi mori në dorëzim rrugën Shkozet-Kavajë, pa e kolauduar. Një ditë më parë u arrestuan dhe dy zyrtarë të ARRSH për shpërdorim detyre. Ndërkohë në lidhje me aksidentin PD deklaroi se ka fakte të reja.Grida Duma: “Autoriteti rrugor prej dy vitesh nuk zbaton një vendim gjykate për të vendosur mbrojtëset e rrugëve. Pse nuk e zbaton? Sepse i intereson një pronari të një pike karburanti. Ka arritur të zbatojë ligjin sipas mënyrës së vet klienteliste për t’i shërbyer interesave të veta.Ironia e madhe është që pikërisht firmës, të cilës i leverdis që mbrojtësit e rrugës të mos ekzistojnë. Është kjo firma që përfiton fonde publike për të mirëmbajtur këtë aks rruge dhe këtë segment qindra milionë lekë. Mendoni si mbyllet cikli shtetëror”.Një javë nga aksidenti në Qerret të Kavajës ku humbën jetën motër e vëlla 3 dhe 5 vjec, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve mbylli barrierën anësore, që u bë shkak për ngjarjen e rëndë./Oranews.tv/