BERZH pritet të bëjë financimin më të madh për TAP, 1.5 mld euro

Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim po konsideron dhënien e një kredie rekord prej 1.5 miliard eurosh për projektin TAP.Ky projekt pritet të ndërtojë një rrugë transatlantike për të transportuar gaz nëpërmjet tubacioneve nga Azerbaixhani në Europë.Në këtë mënyrë Bashkimi Europian nuk do të ishte më i varur nga Rusia.“ Ne po konsiderojmë që të akordojmë një kredi prej 500 milion eurosh, më pas do të kërkojmë edhe ndihmën e bankave të tjera me qëllim që kjo shifër të shkojë mbi 1 miliard “- u shpreh Riccardo Pulitti, drejtori i zyrës së energjisë në Bankën Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim.Ai deklaroi se kjo është kredia më e madhe që kjo bankë ka akorduar ndonjëherë, ndërkohë që në total projekti TAP pritet të kushtojë 6 miliard euro “Besoj se edhe me bashkëpunimin e European Investiment Bank, ky projekt do të financohet plotësisht”- theksoi Pulitti.Ceremonia përuruese e fillimit të punimeve do të zhvillohet në Greqi më 17 Maj, ndërkohë që po projektohet një tjetër rrugë që të rivalizojë TAP-in, e cila do të kalojë nga Rusia drejtpërdrejt në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën.Ky rrjet i dytë i transportit të gazit është kritkuar haptazi nga disa vende të bashkimit europian, të cilët theksojnë se kjo të bënte që të rritej varësia e Europës ndaj Rusisë, po ashtu shqetësim kanë shfaqur edhe SH.B.A. Ndërkohë që ajo aktuale kalon nga Siberia në Rusi, Ukrainë e më pas në Gjermani./Oranews.tv/