Mjekët vizita “private” te shteti, Rama prezanton nismën

Për të shmangur korruspionin në spitale por edhe punësimin e lartë të mjekëve në klinikat private, qeveria po planifikon t’i vërë atyre në dispozivion kapacitetet e spitalit shtetëror, për të punuar për vetë pas orarit të punës, kundrejt pagesave shtese.Iniciativa është bërë publike nga kryeministri Edi Rama, teksa mori pjesë në inaugurimin e qendrave të konsultave në QSUT.Rama: Në qoftë se mjekët nuk e kanë pronë të tyre spitalin në kuptimin e interesit të drejtpërdrejtë jo të pronës private, nuk funksionon. U duhet njohur mjekëve të drejtën që të shfrytëzojnë kapacitetet spitalore për të punuar për vete mbas orarit të shërbimit. Ajo mbron investimet, ajo mbron mjekët.Por qeveria, po planifikon të ndryshojë edhe skemën e pagesave për mjekët, duke i paguar në bazë të volumit të punës dhe jo me rrogë fikse.Rama: Nuk mund të vazhdojmë me tavanet fikse. Si punove si s’punove, si përballove volum 5, si përballove volum 0.5 merr të njëjtën rrogë sepse je në të njëjtën fashë të borderosë.Në qendër e Konsultave në QSUT, qytetarët do të kenë mundësi të vendosin vetë ditën dhe orën e takimit me mjekun specialist për sëmundjet e brendshme dhe kirurgjikale, duke shmangur radhët në sportele. Qendra e sapo përuruar është një investim mbi 110 milionë lekë./Ora News/