Banka Botërore dhe qeveria suedeze japin 4 mln dollarë për shtimin e pyjeve
4 mln dollarë do të ofrojë Banka Botërore dhe qeveria suedeze për shtimin e pyejeve në vendin tonë.Për Ministrin Lefter Koka ky grant është jetë në mbështetje të moratoriumit të pyjeve ku sipas tij nuk është qëllimi i Ministrisë së Mjedisit ndëshkimi i qytetarëve, por ndërgjegjësimi mos të prekin asnjë pemë duhet të vijë nga vetë ata.Banka Botërore ka ofruar një grant prej 4 mln dollarësh për shtimin e sipërfaqeve pyjore në Shqipëri. Përfitues direkt të grantit janë 260 Shoqatat e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave, si dhe 200 individë pronarë pyjesh, përdorues tradicionalë dhe fermerë. Ministri i Mjedisit Lefter Koka theksoi se granti vjen në mbështetje të Moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve.Lefter Koka: “Besoj ky projekt është në momentin e duhur dhe në kohën e duhur. Kërkon sigurisht një impementim sa më transparent dhe sa më serioz. Ndjehemi po ashtu shumë mirë kur çdo ditë në mëngjes kur dalim themi 5 mijë metra kub dru më pak sot shpëtuan pa u prerë në territorin shqiptar.Rastet e ndodhura janë ndëshkuar. Kjo nuk ka qënë dhe nuk është qëllimi ynë për të ndëshkuar qytetarë apo kompani të cilat dëmtojnë pyjet”.Projekti do të përfshijë edhe inventarizimi i pyjeve, regjistër që sipas ministrit Koka deri më sot nuk ka ofruar shifra të sakta:Lefter Koka: “Ne kemi sot një regjistër të viteve 1984. Ndryshimet kanë qënë shumë të mëdha dhe çdo kush prej nesh e pranon. Nuk ka rëndësi dhe nuk ka qënë qëllimi ynë të evidentojmë cilët kanë qënë fajtorët e situatës dhe nuk kemi pse të heshtim, të bëjmë të njëjtën gjë që bënë paraardhësit për të thënë duhet të vazhdojmë dhe të gënjejmë. Ne e pamë realitetin me sy dhe thamë pyjet duhet të regjistrohen. Çdo kush duhet të mbajë përgjegjësi ”.Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqiëpri, Znj. Tahseen Sayed kërkoi nga autoritet shqiptare që projekti të implementohet dhe monitorohet në mënyrë sa më transparente. Komponenti i Granteve konkuruese për shtimin e pyjeve fillon zbatimin më 1 qershor 2016. Kjo është e para herë që Shqipërisë i jepet një grant kaq i madh vetëm për pyjet./Oranews.tv/