Komisioni Parlamentar Britanik: Plani i parandalimit të trafikut të qënieve njerëzore ka dështuar

Pavarësisht lançimit të një operacioni në vitin 2015, plani për parandalimin e trafikut të qënieve njerëzore në Europë ka dështuar. Ka qënë ky qëndrimi i një raporti të publikuar nga Komisoni Parlamentar Britanik për Bashkimin Europian, në të cilin theksohet se vendimi për të shkatërruar barkat prej druri, i ka detyruar trafikuesit që të përdorin gomone duke rrezikuar edhe më shumë jetën e emigrantëve. Zyrtarët kanë shprehur gjithashtu shqetësim për mos-respektimin e marrëveshjes së firmosur me Turqinë për menaxhimin e krizës së azil-kërkuesve. “Misioni i Bashkimit Europian për të parandaluar emigracionin e jashtëligjshëm po dështon në përpjekjet e tij për të përmbushur objektivat”, është ky lajmi që publikohet në një raport të Komisonit Parlamentar Britanik për Bashkimin Europian.Përfaqësuesit kanë deklaruar se operacioni i cili u lançua në vitin 2015 nuk ka arritur që të sjellë rezultate të kënaqshme në këtë aspekt. Në bazë të kësaj nisme të ndërmarrë nga blloku me 28 anëtarë, të gjitha vendet kishin të drejtë që të shkatërronin të gjitha barkat prej druri të cilat jepnin dyshime të arsyeshme se mund të përdoreshin për trafikimin e qënieve njerëzore.Megjithatë, Komisioni Parlamentar Britanik për Bashkimin Europian bën me dije se barkat e shkatërruara prej druri, janë zëvendësuar nga gomonet, të cilat janë një rrezik edhe më i lartë për jetët e emigrantëve.Në bazë të dokumentit të publikuar, që prej nisjes së operacionit janë shpëtuar më shumë se 9.000 refugjatë, por kjo shifër mbetet mjaft e ulët në kushtetet kur numri i emigrantëve vijnë cdo ditë në Europë është shumë herë më i lartë.Situata më problematike paraqitet në detin Egje, ku mijëra azil-kërkues shfrytëzojnë brigjet turke për të lundruar në Greqi, e më pas për të udhëtuar drejt vendeve të Europës Perëndimore./Oranews.tv/