Reforma në drejtësi, konsultime për ndryshimet kushtetuese

Në Durrës ekspertët e nivelit të lartë për Reformën në Drejtësi prezantuan ndryshimet në ligjin për organizimin e Prokurorisë, ligjin e ri për Prokurorinë speciale dhe Byronë Kombëtare të hetimit. Përfaqësuesi i OPDAT i pranishëm në këtë tryezë kërkoi bashkëpunim për këtë paketë të rëndësishme ligjore.Konsultimi publik për paketën ligjore të ndryshimeve kushtetuese që do të shoqërojnë Reformën në Drejtësi u zhvendos në Durrës. Në këtë tryezë grupi i ekspertëve të nivelit të lartë prezantuan ndryshimet në ligjin për organizimin e prokurorisë, ligjin e ri për Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Ora Neës ka zbardhur draft/ligjin për Byronë Kombëtare të hetimit.“Drejtori i Byrosë Kombëtare, emërohet e shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorëve.Drejtori i Policisë mund të zgjidhet nga radhët e Policisë, Policia Gjyqësore, ose Anëtarët e Byrosë.Gjithashtu hetuesit e Byrosë, mund të zhvillojnë hetime, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme”.Eksperti i Nivelit të lartë Artan Hoxha, shpjegoi risitë e draftit.Artan Hoxha: "Për të rregulluar funksionimin e Prokurorisë në tërësinë e vet dhe të organizmave që lidhen me veprimtarinë e saj nuk është i mjaftueshëm vetëm për të parë këtë projektligj sepse sipas paketës kushtetuese, ka edhe disa projektligje të tjera të cilat e shoqërojnë zbërthimin e amendimeve kushtetuese, si për shembull në këtë projektligj nuk rregullohet mënyra e organizimit dhe funksionimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.Përfaqësuesi i OPDAT John Smibert tha se projektligje janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë pasi kanë të bëjnë me njësinë speciale të hetimit të korrupsionit.John Smibert: “Aftësia për të luftuar krimin dhe korrupsionin është me rëndësi si për Shqipërinë edhe për SHBA se SPAK do të funksionojë njësoj si gjykata por edhe do të fokusohet në luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. Ndërsa Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë ekspertë të FBI të cilët do të trajnojnë punonjësit shqiptarë dhe do të monitorojnë hetime të pavarura”.Ekspertët kanë bërë të ditur se Byroja Kombëtare e Hetimit do të funksionojë me një grup nenesh brenda njësisë SPAK, njësia e posaçme në Prokurorinë e Përgjithshme për hetimin e korrupsionit./Oranews.tv/