Kosova e nisi me pingpong dhe përfundon në FIFA
Pas anëtarësimit të Kosovës në FIFA, reagoi edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili thekson se ky anëtarësim vjen pas një izolimi 25 vjeçar që ka kaluar vendi.Reagimi i plotë i Thaçit:Europa është shumë e vogël për talentët tanë të mëdhenj.Anëtarësimi sot në FIFA, përfundimisht krijon një terren të ri për promovimin e futbollit kosovar në garat botërore. Gjatë izolimit 25 vjeçar, ne iu kemi dhënë shumë talentë kombëtareve dhe ekipeve botërore. Nga sot, ata e kanë vendin në kombëtaren e Kosovës.Jam mirënjohës për të gjithë që punuan për anëtarësimin e Kosovës në FIFA.Ishte një rrugëtim i gjatë i ndërkombëtarizimit të sportit kosovar. E filluam me pingpong dhe e përfunduam sot në FIFA.Të bashkuar duhet të luftojmë për betejën e radhës, për fitoren e radhës, për ditën historike të radhës për Kosovës. Gëzuar! HTHIsa Mustafa, kryeministër:Kosova sapo u bë anëtare e familjes botërore të futbollit, FIFA. Sukseset për vendin tonë nuk kanë të ndalur. Së shpejti do t’ju sjellim lajme të tjera të mira.2016-ta pa dyshim është viti ynë.Kosova është gati!Urime! Kadri Veseli, kryetar i Parlamentit:Kosova sapo arriti një fitore të re të madhe në fushën e sportit, duke u anëtarësuar në FIFA. Ky ishte një hap i rëndësishëm përpara në konsolidimin e mëtutjeshëm të imazhit dhe pozitës së Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Shumë shpejtë, mbarë bota, do ta shijoj futbollin e talentëve të panumërta të rinisë sonë./Ora News/