Dhunë në Parlamentin malazez, deputetët përleshen me kryeministrin

Parlamenti i Malit të Zi është shndërruar në arenë përleshjesh.Disa deputetë opozitarë kanë tentuar të qëllojnë me grushte kryeministrin e vendit Milo Gjukonoviç, i cili qëndron në pushtet prej dy dekadash. “Milo, hajduti”, ishin thirrjet e deputetëve të Frontit Demokratik.Televizioni shtetëror në Mal të Zi, bën me dije se në momentin kur kamerat janë fikur, deputetët kanë tentuar të qëllojnë fizikisht kreun e qeverisë.Përballë kësaj situate, kryeparlamentari ka ndërprerë seancën, ku parashikohej emërimi i disa zyrtarëve të lartë shtetëror, si një zv/ministër Bujqësie.