Kompanitë e hidrokarbureve nën monitorim mbi shitjen e aksioneve

Shteti shqiptar po përgatit disa ndryshime ligjore, të cilat do të rrisin transparencën e veprimtarisë së kompanive të kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve.Tashmë ndryshimet po konsultohen me grupet e interesit dhe synojnë t'i japin më shumë të drejta shtetit ndaj kopmanive  sidomos në fushen e taksave.Deri në këto momente, kompanitë e kërkimit dhe prodhimit të naftës  operonin me të njëjtat taksa gjatë gjithë veprimtarisë së tyre duke krijuar edhe humbje në buxhet.Me anë të ligjit të ri  kompanive i jepet e drejta të operojnë me të njëjtat taksa vetëm 10 vjet pas nisjes së prodhimit.Gjithashtu, në ndryshimet ligjore janë përcaktuar procedura të reja qe rrisin garancine në rastin e lidhjes apo transferimin e kuotave të Marrëveshjes Hidrokarbure me qellimuin ndalimin e fenomenit of shore.Me këto ndryshime ministria ka të drejtë të monitorojë  kompanitë gjate shitjes së aksioneve sidomos në rastet e kompanive të panjohura.Projektligji parashikon krijimin e Institutit Shkencor të Hidrokarbureve (ish Instituti i Naftës dhe Gazit), i cili do të mundësojë rritjen e kompetencës teknike dhe shkencore të Palës Shqiptare në industrinë hidrokarbure në përgjithësi dhe sidomos në aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve./Ora News/