Kushtetuesja shfuqizon nenin 62/3 në ligjin për mediat audiovizive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2016, 14:48
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar pikën 3 të nenit 62, në ligjin e mediave të miratuar në vitin 2013.Kjo dispozitë sanksiononte që asnjë person fizik ose juridik, nuk mund të ketë më shumë se 40 për qind të kapitalit të përgjithshëm të shoqërisë aksionare, që zotëron një licencë kombëtare për transmetimet audio apo audiovizive.Ankimi si antikushtetues ishte bërë në gjykatë nga shoqatat e mediave elektronike të Shqipërisë, me argumentin se cënon lirinë e pronës dhe barazinë para ligjit. Gjatë seancës së shqyrtimit në Gjykatë Kushtetuese kërkesa e shoqatës, u mbështet dhe nga autoriteti i mediave audivizive.